{"id":896,"date":"2022-12-13T11:32:38","date_gmt":"2022-12-13T10:32:38","guid":{"rendered":"https:\/\/nohatealliance.info\/statuti\/"},"modified":"2022-12-29T13:23:28","modified_gmt":"2022-12-29T12:23:28","slug":"statute","status":"publish","type":"page","link":"https:\/\/nohatealliance.info\/en\/statute\/","title":{"rendered":"Statute"},"content":{"rendered":"<p style=\"\" align=\"center\"><strong><strong>RREGULLORE E BRENDSHME E ORGANIZIMIT DHE FUNKSIONIMIT T\u00cb \u201cALEANC\u00cbS PA URREJTJE\u201d<\/strong><\/strong><\/p>\n<p align=\"center\"><b>Neni 1<\/b><\/p>\n<p align=\"center\"><b>Objekti<\/b><\/p>\n<p>Kjo Rregullore ka pe\u0308r qe\u0308llim te\u0308 pe\u0308rcaktoje\u0308 ne\u0308 me\u0308nyre\u0308 te\u0308 detajuar rregullat e brendshme pe\u0308r organizimin dhe funksionimin e \u201cAleanc\u00ebs pa urrejtje\u201d, aleanc\u00eb e krijuar nga institucioni i Avokatit t\u00eb Popullit, Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Keshilli Shqiptar i Medias.<\/p>\n<p align=\"center\"><b>Neni 2<\/b><\/p>\n<p align=\"center\"><b>Q\u00ebllimi dhe misioni i \u201cAleanc\u00ebs pa urrejtje\u201d<\/b><\/p>\n<p>1. &nbsp;\u201cAleanca pa urrejtje\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iniciative e organizmave t\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb nenin 1 t\u00eb k\u00ebsaj Rregulloreje, p\u00ebr t\u00eb angazhuar aktor\u00eb vendimmarr\u00ebs t\u00eb fush\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb bashkuar p\u00ebrpjekjet dhe advokuar p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, p\u00ebr t\u00eb promovuar parimin e barazis\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, si dhe p\u00ebr t\u00eb identifikuar mekanizmat p\u00ebr t\u00eb luftuar gjuh\u00ebn e urrejtjes n\u00eb Shqip\u00ebri, bazuar n\u00eb praktikat m\u00eb t\u00eb mira evropiane.<\/p>\n<p>2. &nbsp;\u201cAleanca pa urrejtje\u201d ka p\u00ebr objekt t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb saj:<\/p>\n<p><strong> <\/strong><\/p>\n<p>&#8211;&nbsp; Ngritjen e vet\u00ebdijes, informimin dhe kontribuimin n\u00eb dialogun, ve\u00e7an\u00ebrisht midis t\u00eb rinjve,&nbsp; p\u00ebr luft\u00ebn ndaj gjuh\u00ebn e urrejtjes, dhe krijimin e urave t\u00eb dialogut dhe bashk\u00ebveprimit me shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe organet publike, mbi pasojat e gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare,&nbsp; ndikimin e saj n\u00eb zhvillimin demokratik t\u00eb vendit dhe reduktimin e k\u00ebtij fenomeni n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb promovoj\u00eb lirin\u00eb e shprehjes n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb demokracike duke leht\u00ebsuar nj\u00eb debat t\u00eb hapur dhe sensibilizues p\u00ebr publikun p\u00ebr provomovimin e lajmit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte dhe t\u00eb drejt\u00eb. P\u00ebr realizimin e k\u00ebtij objektivi kryen p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb dialog t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm me komunitetin e tanish\u00ebm dhe t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb mediave. Asnj\u00eb grup ose individ nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet si rezultat i gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes dhe \u201cAleanca pa urrejtje\u201d do t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr promovimin e diversitetit n\u00eb media dhe kontribuimin p\u00ebr nj\u00eb nivel t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb \u201ckonsumit\u201d t\u00eb lajmeve n\u00eb respektim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Shqip\u00ebri.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n<p>&#8211; Sigurimi i nj\u00eb harmonizimi m\u00eb t\u00eb plot\u00eb nd\u00ebrmjet legjislacionit civil dhe atij penal kund\u00ebr diskriminimit. Nxitjen e publikimi te rregullt dhe t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb statistikave p\u00ebr gjuh\u00ebn e urrejtjes sipas Kodit Penal.<\/p>\n<p>&#8211; Intensifikimin e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb organet publike n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm dhe t\u00eb adresojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes.<\/p>\n<p>&#8211; Sensibilizimin dhe intensifikimin e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs e urrejtjes n\u00eb internet dhe\/ose n\u00eb mediat sociale, si dhe m\u00ebnyrat e luftimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>&#8211; Rritja e aft\u00ebsimit t\u00eb m\u00ebsuesve dhe aft\u00ebsive profesionale t\u00eb m\u00ebsuesve, si dhe forcimi i p\u00ebrpjekjeve n\u00eb mjedisin arsimor t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve ndaj fenomeneve negative t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes dhe parandalimin e saj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8211; Kryerjen e studimeve&nbsp; dhe dh\u00ebnien e rekomandimeve, kryesisht ose n\u00eb bashk\u00ebpunim me aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb vendas apo nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zbuluar ndikimin q\u00eb ka gjuha e urrejtjes te individi dhe grupet sociale sidomos ato m\u00eb t\u00eb prekshme t\u00eb ekspozuar ndaj saj dhe rekomandime mbi marrjen e masave legjislative dhe\/ose ekzekutive p\u00ebr eleminimin e k\u00ebtij fenomeni n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>&#8211; Rritja e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit t\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve dhe pun\u00ebmarr\u00ebsve, si n\u00eb sektorin publik ashtu edhe n\u00eb at\u00eb privat, p\u00ebr detyrimin p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhe adresuar gjuh\u00ebn e urrejtjes, krimet e urrejtjes dhe ngacmimit n\u00eb vendin e pun\u00ebs, si dhe garantimin e p\u00ebrpjekjeve sistematike p\u00ebr luftimin e saj n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndetit, siguris\u00eb dhe mjedisit n\u00eb vendin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p align=\"center\"><b>Neni 3<\/b><\/p>\n<p align=\"center\"><b>Drejtimi i \u201cAleanc\u00ebs pa urrejtje\u201d<\/b><\/p>\n<p>1.&nbsp; \u201cAleanca pa urrejtje\u201d drejtohet me rotacion p\u00ebr \u00e7do periudh\u00eb kohore gjasht\u00eb mujore, sipas rendit alfabetik t\u00eb em\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb institucionit an\u00ebtar t\u00eb saj.<\/p>\n<p>2.&nbsp; Institucioni i par\u00eb q\u00eb drejton veprimtarin\u00eb e Aleanc\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb gjasht\u00eb mujore, duke filluar nga data e miratimit t\u00eb k\u00ebsaj Rregulloreje, \u00ebsht\u00eb institucioni i Avokatit t\u00eb Popullit.<\/p>\n<p>3.&nbsp; Detyrat e sekretaris\u00eb teknike t\u00eb \u201cAleanc\u00ebs pa urrejtje\u201d i kryejn\u00eb n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb institucionit q\u00eb ka drejtimin sipas rotacionit. \u201cAleanca pa urrejtje\u201d ka gjithashtu asistenc\u00ebn e zyr\u00ebs s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb ne kuadrin e projekteve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me Bashkimin Evropian \u201cMekanizmi horizontal p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor dhe Turqin\u00eb 2019-2022\u201d.<\/p>\n<p align=\"center\"><b>Neni 4<\/b><\/p>\n<p align=\"center\"><b>Takimet e pun\u00ebs dhe mbledhjet plenare t\u00eb Aleanc\u00ebs<\/b><\/p>\n<p>1. Titullari i institucionit q\u00eb ka drejtimin e Aleanc\u00ebs, sipas nenit 3 t\u00eb k\u00ebsaj Rregulloreje, drejton takimet e pun\u00ebs dhe mbledhjet plenare t\u00eb Aleanc\u00ebs.<\/p>\n<p>2.&nbsp; Drejtuesi i takimit t\u00eb pun\u00ebs\/mbledhjes plenare kujdeset p\u00ebr respektimin e rendit t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb mbledhjes, jep fjal\u00ebn p\u00ebr diskutime dhe moderon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paanshme mbledhjet e saj.<\/p>\n<p>3.&nbsp; Ane\u0308tare\u0308t e Aleanc\u00ebs n\u00eb diskutimet dhe veprimtarin\u00eb e tyre n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Aleanc\u00ebs respektojn\u00eb normat e etik\u00ebs.<\/p>\n<p>4.&nbsp; N\u00eb takimet e pun\u00ebs dhe n\u00eb mbledhjet plenare t\u00eb Aleanc\u00ebs mund t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb institucioneve respektive an\u00ebtare t\u00eb Aleanc\u00ebs. Ata kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marrin fjal\u00ebn vet\u00ebm n\u00ebse ajo i jepet nga drejtuesi i mbledhjes.<\/p>\n<p>5.&nbsp; N\u00eb takimet e pun\u00ebs dhe mbledhjet plenare t\u00eb Aleanc\u00ebs drejtuesi i saj mund t\u00eb ftoj\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb edhe drejtues t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare apo projekteve n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb OJF-ve vendase t\u00eb angazhuara n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p align=\"center\"><b> <\/b><\/p>\n<p align=\"center\"><b>Neni 5<\/b><\/p>\n<p align=\"center\"><b>Thirrja e takimeve dhe mbledhjeve t\u00eb Aleanc\u00ebs<\/b><\/p>\n<p>1. Takimet e pun\u00ebs s\u00eb \u201cAleanc\u00ebs pa urrejtje\u201d mund t\u00eb thirren nga:<\/p>\n<ul>\n<li>titullari i institucionit kryesues t\u00eb Aleanc\u00ebs; ose <\/li>\n<li>\u00e7do anetar i Aleanc\u00ebs.<\/li>\n<\/ul>\n<p>2.&nbsp; N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr thirrjen e takimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Aleanc\u00ebs k\u00ebrkuesi duhet t\u00eb paraqes\u00eb \u00e7\u00ebshtjen\/tem\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkohet t\u00eb diskutohet dhe, n\u00eb rast se e gjykon t\u00eb nevojshme, edhe q\u00ebndrimin q\u00eb duhet t\u00eb mbaj\u00eb Aleanca n\u00eb form\u00eb e nj\u00eb teksti t\u00eb shkruar. K\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr thirrjen e takimit t\u00eb pun\u00ebs i bashk\u00eblidhen n\u00eb \u00e7do rast edhe materialet shoq\u00ebruese t\u00eb saj.<\/p>\n<p>3. Takimi i pun\u00ebs s\u00eb \u201cAleanc\u00ebs pa urrejtje\u201d mbahet jo m\u00eb von\u00eb se 48 or\u00eb nga data e paraqitjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr thirrjen e saj. Sekretaria e Aleanc\u00ebs rakordon dhe siguron orarin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e saj.<\/p>\n<p>4. Vendi i takimit t\u00eb \u201cAleanc\u00ebs pa urrejtje\u201d p\u00ebrcaktohet rast pas rasti nga titullari i institucionit kryesues t\u00eb saj.<\/p>\n<p>5.&nbsp; Mbledhja Plenare e \u201cAleanc\u00ebs pa Urrejtje\u201d zhvillohet t\u00eb pakt\u00ebn dy her\u00eb n\u00eb vit dhe i kushtohet nj\u00eb fushe apo teme t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb brenda objektit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb Aleanc\u00ebs. Tema e Mbledhjes Plenare, data e mbajtjes s\u00eb saj, rendi i dit\u00ebs s\u00eb saj, si dhe t\u00eb gjitha masat e tjera organizative dhe financiare p\u00ebrcaktohen n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb posa\u00e7me q\u00eb mbahet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim nga Aleanca.<\/p>\n<p align=\"center\"><b>Neni 6<\/b><\/p>\n<p align=\"center\"><b>Kuorumi dhe vendimet e Aleanc\u00ebs<\/b><\/p>\n<p><b> <\/b><\/p>\n<p>1.&nbsp; Kuorumi p\u00ebr takimet e pun\u00ebs t\u00eb \u201cAleanc\u00ebs pa urrejtje\u201d \u00ebsht\u00eb kur jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm m\u00eb shum\u00eb se gjysma e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>2. Titullari i institucionit kryesues s\u00eb Aleanc\u00ebs q\u00eb drejton takimin apo mbledhjen b\u00ebn verifikimin e kuorumit n\u00eb fillim t\u00eb takimit t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>3.&nbsp; Takimet e pun\u00ebs t\u00eb Aleanc\u00ebs zhvillohen t\u00eb mbyllura, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rastit kur vendoset ndryshe. Mbledhjet Plenare t\u00eb Aleanc\u00ebs zhvillohen kurdoher\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>4. T\u00eb gjitha vendimet q\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb \u201cAleanca pa urrejtje\u201d duhet t\u00eb miratohen me konsensusin e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>5.&nbsp; N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb takimit t\u00eb pun\u00ebs ose t\u00eb mbledhjes plenare t\u00eb Aleanc\u00ebs, titullari i institucionit drejtues t\u00eb saj harton nj\u00eb komunikat\u00eb zyrtare, e cila b\u00ebhet publike.<\/p>\n<p align=\"center\"><b>Neni 7<\/b><\/p>\n<p align=\"center\"><b>Procesverbalet e mbledhjeve<\/b><\/p>\n<p>1.&nbsp;&nbsp; Ne\u0308 takimet e pun\u00ebs dhe mbledhjet plenare t\u00eb \u201cAleanc\u00ebs pa urrejtje\u201d&nbsp; mbahet procesverbal &nbsp;i pe\u0308rmbledhur.<!--[if !supportLineBreakNewLine]--><\/p>\n<p>2.&nbsp;&nbsp; Sekretaria pe\u0308rgatit procesverbalin e pe\u0308rmbledhur te\u0308 takimit t\u00eb pun\u00ebs ose t\u00eb mbledhjes plenare menj\u00ebher\u00eb, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur, dhe n\u00eb \u00e7do rast jo m\u00eb von\u00eb se 24 or\u00eb pas mbajtjes s\u00eb takimit\/mbledhjes.<\/p>\n<p>3.&nbsp;&nbsp; Ne\u0308 procesverbalin e pe\u0308rmbledhur she\u0308nohet data e zhvillimit te\u0308 takimit\/mbledhjes, c\u0327e\u0308shtjet qe\u0308 shqyrtohen, pjese\u0308marrja e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Aleanc\u00ebs dhe e te\u0308 ftuarve, si dhe pe\u0308rmbledhja e diskutimeve te\u0308 be\u0308ra apo votimi n\u00ebse ka t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>4. &nbsp;Procesverbali, kur zbardhet brenda 24 or\u00ebsh sipas 2 t\u00eb k\u00ebtij neni, i d\u00ebrgohet me e-mail an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Aleanc\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb paraqesin observacionet e tyre brenda 24 or\u00ebsh nga momenti i marrjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>5.&nbsp; Procesverbalet e takimeve t\u00eb pun\u00ebs ose mbledhjeve plenare n\u00ebnshkruhen nga titullari i institucionit q\u00eb kryeson Aleanc\u00ebn dhe depozitohen n\u00eb protokollin e institucionit kryesues.<\/p>\n<p><b> <\/b><\/p>\n<p><b> <\/b><\/p>\n<p align=\"center\"><b>Neni 8<\/b><\/p>\n<p align=\"center\"><b>Grupet e pun\u00ebs<\/b><\/p>\n<p>1. \u201cAleanca pa urrejtje\u201d n\u00eb p\u00ebrmbushjen e misionit dhe objektivave t\u00eb saj mund t\u00eb vendos\u00eb ngritjen e grupeve t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb pun\u00ebs. N\u00eb vendimin p\u00ebr ngritjen e grupeve t\u00eb posa\u00e7me t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebrcaktohen detyrat e grupit t\u00eb pun\u00ebs, afati dhe p\u00ebrb\u00ebrja e tyre.<\/p>\n<p>2. Aleanca p\u00ebr mir\u00ebfunksionimin e grupeve t\u00eb pun\u00ebs ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mb\u00ebshtetjen financiare, me ekspertiz\u00eb ose n\u00eb cdo form\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb e gjykon t\u00eb nevojshme nga projektet dhe\/ose organizatat e huaja&nbsp; apo projektet q\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtarine e tyre ne Shqip\u00ebri ose nga OJF-t\u00eb vendase.<\/p>\n<p align=\"center\"><b>Neni 9<\/b><\/p>\n<p align=\"center\"><b>Adresat e komunikimit zyrtar<\/b><\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e Aleanc\u00ebs dekalarojn\u00eb adresat e m\u00ebposhtme t\u00eb e-mailit dhe numrat e telefonit, t\u00eb cilat jan\u00eb pikat e kontaktit zyrtar p\u00ebr secilin institucion themelues t\u00eb Aleanc\u00ebs;<\/p>\n<p>&#8211; Avokati i Popullit:&nbsp;&nbsp;<\/p>\n<p>e-mail: &nbsp; &nbsp; &nbsp;telefon:<\/p>\n<p>&#8211; Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi:<\/p>\n<p>&nbsp;e-mail: &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp;telefon:<\/p>\n<p>&#8211; AMA:&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n<p>e-mail: &nbsp; &nbsp; &nbsp; telefon:<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebshilli Shqiptar i Medias:<\/p>\n<p>e-mail: &nbsp; &nbsp; &nbsp; telefon:<\/p>\n<p align=\"center\"><b> <\/b><\/p>\n<p align=\"center\"><b>Neni 10<\/b><\/p>\n<p align=\"center\"><b>Logoja dhe dokumentacioni<\/b><\/p>\n<p>1. \u201cAleanca pa urrejtje\u201d ka logon e saj e cila miratohet me vendim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Alenc\u00ebs. Logoja e \u201cAleanc\u00ebs pa urrejtje\u201d shfaqet n\u00eb eebsitein dhe n\u00eb mediat sociale t\u00eb secilit prej institucioneve themeluese t\u00eb Aleanc\u00ebs.<\/p>\n<p>2. Dokumentacioni i krijuar gjat\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb Aleanc\u00ebs, sipas k\u00ebsaj rregulloreje, mbahet n\u00eb protokollin e \u00e7do institucioni themelues t\u00eb saj.<\/p>\n<p align=\"center\"><b> <\/b><\/p>\n<p align=\"center\"><b>Neni 11<\/b><\/p>\n<p align=\"center\"><b>Hyrja ne\u0308 fuqi<\/b><\/p>\n<p>Kjo Rregullore hyn ne\u0308 fuqi dite\u0308n e miratimit te\u0308 saj nga \u201cAleanca pa urrejtje\u201d. &nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>RREGULLORE E BRENDSHME E ORGANIZIMIT DHE FUNKSIONIMIT T\u00cb \u201cALEANC\u00cbS PA URREJTJE\u201d Neni 1 Objekti Kjo Rregullore ka pe\u0308r qe\u0308llim te\u0308 pe\u0308rcaktoje\u0308 ne\u0308 me\u0308nyre\u0308 te\u0308 detajuar rregullat e brendshme pe\u0308r organizimin dhe funksionimin e \u201cAleanc\u00ebs pa urrejtje\u201d, aleanc\u00eb e krijuar nga institucioni i Avokatit t\u00eb Popullit, Komisioneri p\u00ebr Mbrojtjen nga Diskriminimi, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"parent":0,"menu_order":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","template":"","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"Statuti","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"class_list":["post-896","page","type-page","status-publish","hentry","post-wrapper","thrv_wrapper"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/nohatealliance.info\/en\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/896","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/nohatealliance.info\/en\/wp-json\/wp\/v2\/pages"}],"about":[{"href":"https:\/\/nohatealliance.info\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/page"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/nohatealliance.info\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/nohatealliance.info\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=896"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/nohatealliance.info\/en\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/896\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1000,"href":"https:\/\/nohatealliance.info\/en\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/896\/revisions\/1000"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/nohatealliance.info\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=896"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}