Avokatja e Popullit Erinda Ballanca foli në aktivitetin online “Gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi në mediat online dhe televizione” të organizuar nga ProLGBT me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.
Qëllimi i aktivitetit ishte prezantimi i gjetjeve të raportit 2020 mbi praninë e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në median online dhe TV.
Në fjalën e saj, Avokatja e Popullit u shpreh:
“Tashmë është e faktuar që televizioni dhe mediat nëpërgjithësi, kanë një rol të jashtëzakonshëm sa i përket pasqyrimit të një shoqërie, të situatës social politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet ajo. Aq më tepër nëkëtë vit, për shkak dhe të pandemisë, mediat online kanë shërbyer dhe si mjeti i vetëm i komunikimit mes politikbërësve dhe komunitetit.
Shpesh herë gjuha e komunikimit apo e shprehjes nëpërmjet këtyre mjeteve të komunikimit, përmban elemente të urrejtjes dhe fyerjes, e sidomos ndaj individëve që ju përkasin grupeve vulnerabël apo më të pafavorizuar në shoqërinë shqiptare si gratë, Romët e Egjiptianët, LGBTI, personat me aftësi të kufizuara, etj.
Institucioni i Avokatit të Popullit nisur nga detyrimet që ja përcakton legjislacioni, veçanërisht këto dy vitet e fundit, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë përdorimit të gjuhës së urrejtjes duke e vlerësuar se përdorimi i saj ka të bëjë direkt me shkelje të tëdrejtave të njeriut dhe diskriminimin. Për këtë arsye Konferenca vjetore e vitit të kaluar e institucionit tonëtrajtoi pikërisht temën: “Liri pa urrejtje, Liria e shprehjes përballë të drejtave të tjera të njeriut”.
Përdorimi i gjuhës së urrejtjes është prezent si në fjalimet apo deklaratat e përsonave me një funksion të caktuar publik, duke nisur me një gjuhë e cila ka qenë prezente që në foltoren e parlamentit apo në rrjetet sociale të anëtarëve të parlamentit, e vijuar më tej me trajtimin e individëve nga përfaqësues të institucioneve shtetërore (Komisariate, shërbimi i provës, institucione të administratës publike, media), si dhe përdorimin e kësaj gjuhe në rrjetet sociale dhe mediat, etj.
Për institucionin e Avokatit të Popullit, shqetësuese ka qenë dhe vazhdon të mbetet përdorimi i dhunës dhe gjuhës misogjene e përdorur kjo që nga anëtarët e parlamentit e duke vijuar në biseda në studio televizive apo në shkrime të botuara në shtypin shqiptar dhe në mediat sociale.
Gjuha e përdorur, sidomos kundër grave që kanë një pozicion të caktuar vendimarrës apo janë në karierë, është akoma edhe më e ashpër dhe shpesh herë e drejtuar si sulme kundër personit. E njëjta situatë, biles edhe më e rëndë ndeshet kur gjuha e përdorur drejtohet ndaj personave të komuniteteve LGBTI apo të diskriminuar në shoqëri.
Dhe për më tepër ajo që vihet re është se pas shfaqjeve të shkrimeve apo emisioneve që përmbajnë gjuhë të urrejtjes apo diskriminim, vihet re një rritje e dhunës dhe e diskriminimit të këtyre grupeve në jetën e përditshme.
Gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, Institucioni i Avokatit të Popullit, vlerëson si shumë të rëndësishme bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile, të cilat shërbejnë jo vetëm si burim informacioni lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut (përfshirë edhe gjuhën e urrejtjes), por gjithashtu janë një partner shumë i rëndësishëm edhe për adresimin pranë komuniteteve të informacioneve lidhur me legjislacionin, shërbimet apo mënyrat efikase të zgjidhjes së problematikave të ndryshme.
Së bashku me këto organizata dhe me bashkëpunimin dhe të institucioneve të tjera të të drejtave të njeriut, është e domosdoshme që të ndërrmeret një fushatë sensibilizuese e përbashkët e të gjithë këtyre aktorëve të shoqërisë , duke punuar sidomos me grupet e të rinjve, mësuesve dhe përfaqësuesve të mediave për të rritur ndërgjegjësimin kundër përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe të respektimit të të drejtave të njeriut në shoqëri.
Kryerja e studimeve mbi impaktin e gjuhës së urrejtjes në shoqëri, siç është edhe ky raport monitorimi që prezantohet sot, mendojmë se do të japë rekomandime të duhura qoftë edhe për përmirësimin e legjislacionit vendas.
Institucioni i Avokatit të Popullit thekson se në rastet e përdorimit të gjuhës së urrejtjes, të gjitha institucionet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të përgjigjen bashkarisht, të mbajnë të njëjtin qëndrim të bashkërenduar dhe të menjëhershëm në mënyrë që mos t’i lihet terren përdoruesve të kësaj gjuhe dhe atyre që shkelin të drejtat dhe diskriminojnë.
Avokati i Popullit do të vazhdojë të punojë dhe të japë kontributin si përmes rekomandimeve por edhe përmes promovimit të standarteve më të larta të të drejtave të njeriut”.